Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, lidhur me një kompani që operon në Vorë. Pas një operacioni të suksesshëm të policisë, u zbulua një aktivitet i paligjshëm, ku kompania falsifikonte datat e skadencës së produkteve ushqimore dhe i rishiste ato si të reja. Produktet e skaduara, përfshirë birra, u gjetën të hedhura në rrugën e vjetër kombëtare Vlorë-Levan, në afërsi të fshatit Mifol. Kjo praktikë ka sjellë shqetësime të mëdha për sigurinë ushqimore dhe është një tjetër goditje për tregun e manipuluar të produkteve në Shqipëri.
Kompania, e cila merrej me import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, kishte ndihmuar në shpërndarjen e produkteve të skaduara në markete të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Kur afronte data e skadencës, punonjësit tërhiqnin produktet nga marketet dhe i rietiketuan ato me datë të re skadence për t’i shitur përsëri. Ky aktivitet është një shkelje e rëndë e ligjit dhe ka çuar në nisjen e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia po heton të dyja rastet dhe ka bërë thirrje për masat më të ashpra për ata që manipulojnë me sigurinë ushqimore dhe për ata që përdorin dhunën si metodë hakmarrjeje.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente