“S’ka kush blen” – Tregu i fruta-perimeve në Fier në krizë të thellë

“S’ka kush blen” – Tregu i fruta-perimeve në Fier në krizë të thellë

Fier – Tregu i fruta–perimeve në qendër të Fierit po përjeton një rënie të ndjeshme të fuqisë blerëse, çka ka sjellë pasoja të rënda si për qytetarët ashtu edhe për tregtarët.

Pjesa më e madhe e blerësve janë pensionistë, të cilët nuk përballojnë dot më çmimet e prodhimeve të stinës, dhe për pasojë janë të detyruar të redukojnë ndjeshëm blerjet.

Veçanërisht qershitë, një nga frutat më të preferuara të sezonit, vijojnë të shiten me 500 lekë për kilogram, për shkak të një sezoni të dobët prodhimi të ndikuar nga kushtet atmosferike të pafavorshme.

“Nuk ka rritje të madhe çmimesh, por blerës nuk ka. Dikur shisnim gjithçka, sot malli na mbetet stok dhe nesër s’e shesim dot më me të njëjtin çmim,” – shprehet një prej tregtareve më të vjetra të merkatos.

Situata është e vështirë edhe për vetë tregtarët, të cilët përballen me mungesë klientësh dhe produkte që humbasin vlerën brenda ditës. Gjysma e tezgave të tregut janë bosh – një pamje dëshpëruese që dëshmon për krizën ekonomike të shtresave në nevojë dhe mospërballueshmërinë e çmimeve nga qytetarët.

BluTV do të vijojë të ndjekë nga afër situatën në tregjet vendore dhe ndikimin e saj në ekonominë familjare.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Media e dytë
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-