Situata e Zjarreve në Shqipëri – Raport 24 Orësh

Situata e Zjarreve në Shqipëri – Raport 24 Orësh

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 22 vatra zjarri në disa qarqe të Shqipërisë. Aktualisht, 5 prej tyre janë ende aktive, ndërsa 1 është nën monitorim. Puna për shuarjen e zjarreve vijon intensivisht nga strukturat e emergjencave civile dhe forcat zjarrfikëse.

Vatrat Aktivë
Qarku Dibër
Në “Liqenin e Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e një zjarri që ka prekur një sipërfaqe me pyje pishash dhe livadh.

Vatra në “Mali i Peladhisë” (njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë) është riaktivizuar dhe po përhapet drejt “Majës së Vlashës”. Zjarri është përhapur në dy vatra dhe nuk ka rrezik për banesa.

Në Sinë e Sipërme, njësia administrative Arras, bashkia Dibër, zjarri ka prekur një sipërfaqe pyjore me dushk. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 5 efektivë të MZSH Dibër dhe 6 forca bashkiake.

Qarku Tiranë
Zjarri në fshatin Zambishë (bashkia Rrogozhinë) vazhdon të përhapet, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe duke rrezikuar ullishte dhe pyje. Mbi 70 rrënjë ullinj janë shkatërruar deri tani. Në zonë janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura.

Qarku Fier
Në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ka shpërthyer një zjarr që ka djegur rreth 2.5 ha shkurre dhe ferra, si dhe rreth 250 rrënjë ullinj. Puna për shuarjen e këtij zjarri vazhdon me përdorimin e pompa shpine dhe mjeteve rrethanore.

Vatrat nën Monitorim
Qarku Elbasan
“Mal Plak”, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd, ka një zjarr me intensitet të ulët që është nën monitorimin e strukturave vendore.

Qarku Shkodër
Në Dragovoje, bashkia Malësi e Madhe, janë djegur disa objekte që shërbenin për mbajtjen e bagëtive të imta.

Angazhimi i Struktura të Ndihmës dhe Shuarjes
Për shuarjen e këtyre zjarreve janë angazhuar 25 automjete zjarrfikëse dhe 305 forca operacionale. Forcat e Armatosura kanë kontribuar gjithashtu me 30 efektivë dhe 2 helikopterë.

Parashikimet Meteorologjike dhe Rreziku i Zjarreve
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të lokalizuara në qarqet Shkodër, Kukës, dhe Dibër, ndërsa pritet rrezik I LARTË për zjarret në pyje në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, dhe Gjirokastër. Ndërsa në disa qarqe, si Shkodër, Durrës, dhe Vlorë, rreziku do të jetë i lartë vetëm në zona të lokalizuara.

Thirrje për Kujdes dhe Koordinim
Strukturat e mbrojtjes civile vazhdojnë të jenë të angazhuara pa ndërprerje për koordinimin dhe ndërhyrjen në kohë për shuarjen e çdo vatre zjarri. Qytetarët janë të thirrur të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast se konstatojnë zjarre në terren.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-