“Shtyji ata, shtyva unë!” – 82-vjeçarja nga Vlora përplaset me Gardën për të folur me Kryeministrin

“Shtyji ata, shtyva unë!” – 82-vjeçarja nga Vlora përplaset me Gardën për të folur me Kryeministrin

Një ngjarje e pazakontë ndodhi këtë të hënë përpara godinës së Bashkisë së Vlorës, ku një 82-vjeçare u përplas me efektivë të Gardës së Republikës, me qëllimin e vetëm për t’u afruar dhe për të folur drejtpërdrejt me Kryeministrin Edi Rama.

Katina Thansi, banuese në Vlorë, u përball fizikisht me kordonin e sigurisë gjatë vizitës së Kryeministrit në qytet, duke insistuar që t’i transmetonte një shqetësim personal, por që sipas saj prek të gjithë komunitetin.

“Kam dy vite që shkoj te kryetari i bashkisë, por nuk më zgjidh askush. Vendosa të mos iki pa folur me Kryeministrin,” u shpreh zonja Thansi për BluTV, menjëherë pasi arriti të takohej me Kryeministrin.

Çështja që e nxiti: përmbytjet nga kanali kryesor
E moshuara tha se shqetësimi i saj lidhet me kanalin kryesor të ujërave të bardha në qytet, i cili, sipas saj, është shkaktar i përmbytjeve të rënda në tetor të vitit të kaluar, dhe nuk është pastruar apo rregulluar pavarësisht ankesave të përsëritura.

“Përmbyti rrugë, shtëpi dhe askush nuk po lëviz. Kanali është mbyllur. Doja ta dëgjonte Kryeministri vetë këtë hall,” tha ajo, teksa mori mbështetjen e disa kalimtarëve që u bënë dëshmitarë të ngjarjes.

Përplasja me efektivët
Në përpjekje për të kaluar rrethimin e sigurisë, 82-vjeçarja u konfrontua me efektivë të Gardës, duke thënë me vendosmëri:

“Shtyji ata, shtyva unë!”

Ngjarja u zbut pa incidente të mëtejshme, dhe zonja Thansi arriti t’i drejtohej personalisht Kryeministrit, i cili – sipas dëshmitarëve – e dëgjoi me vëmendje dhe premtoi shqyrtimin e çështjes.

Lajmi nga: Gentian Kellçiu
Gentian Kellçiu

Gentian Kellçiu

Gentjan Kellçiu është gazetar dhe moderator nga Vlora, i njohur për raportimet e tij në terren dhe drejtimin e emisioneve informative. Aktualisht ai drejton emisionin e mëngjesit “Agon Blu” në Blu TV.

Komente

-