Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Aprilias, pas një kontrolli rutinë që u shndërrua në ndjekje dhe përplasje fizike. Gjatë verifikimit të dokumenteve, i riu pranoi se nuk kishte leje drejtimi.
Për të shmangur arrestimin, ai tentoi të arratisej në këmbë, por u kap pas një ndjekjeje të shkurtër nga forcat e rendit. Gjatë përpjekjeve për të shmangur arrestimin, një nga policët mbeti i plagosur lehtë.
Hetimet kanë zbuluar se ndaj 29-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Romës në korrik të vitit 2023 për trafik të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë.
Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun e Latinas, ndërsa automjeti që ai drejtonte u sekuestrua.
Komente