Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 21:00 të datës 23 qershor 2025, në të gjithë vendin janë raportuar gjithsej 20 vatra zjarri, prej të cilave 17 janë shuar plotësisht, ndërsa 3 vatra mbeten ende aktive.
Zjarret e izoluara me sukses
Pas ndërhyrjeve intensive të forcave operacionale në terren, janë shuar vatrat në zona të ndryshme të vendit, duke përfshirë:
Delvinë, Pogradec, Tiranë, Lezhë, Mirditë, Selenicë, Patos, Gramsh, Berat, Sarandë, Mallakastër dhe Fier.
Ndër më problematiket ishte vatra në lagjen “Çlirim” të Beratit, pranë një fabrike druri, e cila është izoluar me sukses pa shkaktuar dëme të mëdha.
Zjarret ende aktive janë regjistruar në:
Qarku Vlorë – Himarë:
Vatra në Porto Palermo është shuar.
Në Qafë Lerë – Llaman, ka vatra të vogla me intensitet të ulët, nën kontroll.
Në fshatin Kudhës, vatra është aktive por nuk paraqet rrezik për banesa. Në operacion janë angazhuar MZSH-të e Himarës, Vlorës, Delvinës, Finiqit dhe Sarandës.
Qarku Kukës – Kolsh:
Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Kolsh. Në operacion janë angazhuar 10 efektivë me 2 mjete zjarrfikëse, 1 fadromë, 1 ekskavator dhe 4 kamionë nga Drejtoria e Shërbimeve të Bashkisë.
Qarku Lezhë – Ndërfan (Mirditë):
Zjarr në pyll të ri dhe shkurre të dendura. Për shkak të terrenit të vështirë nuk mund të ndërhyhet me mjete zjarrfikëse. Në operacion janë përfshirë zjarrfikës, shërbimi pyjor, forca bashkiake dhe vullnetarë.
Autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë për të garantuar izolimin e plotë të vatrave dhe për të parandaluar përhapjen e zjarreve në këtë sezon të nxehtë.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente