Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për yjet e ekranit turk. Seritë turke janë fort të dashura për shqiptarët dhe vendi ynë tërheq vëmendjen e fytyrave të njohura turke jo vetëm si destinacion për pushime por edhe për lidhje kulturore dhe emocionale. Më poshtë disa emra që kanë shprehur hapur dashurinë dhe interesin e tyre për vendin tonë:
Aktorët që kanë vizituar Shqipërinë
Burak Özçivit
Ylli i serialit ''Kuruluş: Osman'' ka kaluar pushimet në Vlorë së bashku me bashkëshorten, Fahriye Evcen qershorin e kaluar. Fotot dhe videot nga restorantet lokale u shpërndanë gjerësisht duke sjellë një publicitet të jashtëzakonshëm për turizmin vendas. Buraku pati edhe një pritje të vecante edhe nga vetë kryetari Ermal Dredha.
Erkan Petekkaya
Aktori i njohur turk i serialit ''Fate të Kryqëzuara'' ka vizituar Tiranën dhe bregdetin e Vlorës duke ndarë me ndjekësit e tij ndjesinë e mikpritjes shqiptare: “U ndjeva si në shtëpinë time.” theksoi ai.
Almeda Abazi & Tolgahan Sayışman
Aktori i njohur turk Tolgahan Sayışman i martuar me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi kanë kaluar disa ditë pushimesh në Dhërmi. Tolgahan ka publikuar pamje nga plazhet, duke promovuar bukuritë shqiptare për të gjithë ndjekësit e tij.
Farah Zeynep Abdullah
Aktorja e serialit Kurti dhe Sura ka vizituar Sarandën dhe Radhimën duke shprehur hapur në rrjetet sociale: “I love Albania.”
Aktoret që kanë shprehur dashuri dhe interes për Shqipërinë
Nisa Sofiya
Ylli i filmit ''Mrekullia në qelinë nr.7'' ka deklaruar publikisht dashurinë e saj për Kosovën dhe Shqipërinë, duke e cilësuar vendin si një destinacion që dëshiron ta vizitojë sa më shpesh.
Ebru Özkan
E njohur për rolin e Dilaras në serialin ''Fate të Kryqëzuara'', aktorja ka një lidhje të veçantë me shqiptarët pasi është e martuar me aktorin me prejardhje nga Shkupi, Ertan Shabani.
Shqipëria – Një Destinacion me Interes në Rritje për Yjet Turq
Prania e këtyre figurave të njohura në vendin tonë jo vetëm që sjell publicitet të madh në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale, por kontribuon edhe në promovimin e turizmit shqiptar në tregjet turke dhe rajonale. Vizitat e tyre, të kombinuara me mesazhe pozitive dhe imazhe të bukurive natyrore, e vendosin Shqipërinë si një nga destinacionet më tërheqëse për pushime në Mesdhe.
Komente