Shqipëria Finalizon me Sukses Raportimet për Kapitujt 23 dhe 24 me Komisionin Evropian - Hapi i Radhës për Integrimin në BE

Shqipëria Finalizon me Sukses Raportimet për Kapitujt 23 dhe 24 me Komisionin Evropian - Hapi i Radhës për Integrimin në BE

Shqipëria ka përmbyllur me sukses ciklin e raportimeve me Komisionin Evropian për kapitujt 23 dhe 24, duke dëshmuar angazhimin dhe përpjekjet e vazhdueshme për ndërtimin e shtetit të së drejtës, përmes bashkëpunimit institucional dhe arritjes së rezultateve konkrete.

Në këtë proces, Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr 21 takime raportuese, që përfshijnë më shumë se 85 orë diskutime dhe negociata, si dhe ka prodhuar mbi 3500 faqe dokumentacion teknik. Tabelat e përputhshmërisë, draft-ligjet, relacione shpjeguese dhe analizat cilësore janë dëshmi e një procesi që ka avancuar në përputhje me standardet më të larta europiane.

Nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, 55 institucione dhe afro 200 profesionistë kanë punuar ngushtësisht për realizimin e këtij procesi, duke garantuar një raportim të besueshëm dhe të plotë. Ky është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë drejt objektivit të saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e afruar gjithnjë e më shumë me #Shqipëria2030 dhe familjen europiane.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-