Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mbresëlënëse nga qyteti i Pukës, një prej destinacioneve që po spikat gjithnjë e më shumë në turizmin verior të Shqipërisë.
Në videon e postuar në rrjetet sociale, pjesë e rubrikës “Shqipëria e bukur”, shfaqen imazhe të liqenit të Pukës, shëtitores së gjelbëruar dhe grupeve artistike popullore që performojnë në sfondin malor të qytetit.
Investimet e kryera vitet e fundit kanë transformuar Pukën në një qendër urbane moderne, me një ofertë të pasur për vizitorët: nga relaksi në natyrë, deri te aktivitetet si ski, alpinizëm, shëtitje dhe peshkim sportiv.
Puka, vetëm 145 km larg Tiranës, ofron ajër të pastër, peizazhe alpine dhe qetësinë që mungon në qytetet e mëdha. Masivi i pishave me mbi 400 hektarë dhe malet përreth, si Munella dhe Bjeshkët e Tërbunit, e bëjnë këtë qytet një destinacion ideal për të apasionuarit pas natyrës dhe aventurës.
Falë investimeve publike dhe ruajtjes së traditës, Puka po konsolidohet si një destinacion turistik gjithëvjetor që ofron pushim, argëtim dhe frymëzim.
Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.
Komente