Shpërthim ngjyrash në Vlorë përmes një udhëtimi në magjinë turke

Shpërthim ngjyrash në Vlorë përmes një udhëtimi në magjinë turke

Nga Carmela Pagliuca

Nga Turqia ka mbërritur një dyqan i ri ku mund të shijosh ëmbëlsira tipike dhe çajra të veçantë, por edhe pashmina, llampa, gota tradicionale për çaj, të cilat pas serialit “Erkenci Kuş” me aktorin e njohur turk Can Yaman, janë bërë virale. Sapo hyn brenda, të godet një shpërthim ngjyrash, i dyti vetëm pas mikpritjes së stafit, që të pret me një gotë çaj të ngrohtë për ta shijuar gjatë këtij udhëtimi në një botë shumëngjyrëshe.

Mund të blesh gjithçka: lulet e ndryshme për çaj, ato të kristalizuara, bonbone të formave e llojeve të ndryshme; për ata që duan objekte për shtëpi ka shumë mundësi zgjedhjeje – nga aromatizuesit për ambientin deri te aromat e ndryshme për t’i bërë vetes apo dikujt tjetër një dhuratë. Të pashmangshme janë edhe kujdesjet për lëkurën, me kremra dhe vajra esencialë.

Duhet kuptuar nëse tregu vendas është gati për këtë lloj dyqani që të zhyt në një botë vërtet të jashtëzakonshme, por, a do të jetë qytetari mesatar në gjendje të përballojë shpenzime që nuk hyjnë, pikërisht, në idenë e një dyqani ku mund të kursesh? Sigurisht, në këtë sezon me turistët, problemi nuk shtrohet, edhe pse tashmë është vënë re se familjet që vijnë për pushime këtu, të çdo kombësie, preferojnë të hanë në shtëpi dhe të shkojnë në restorant vetëm herë pas here gjatë pushimeve.

Shqipëria, e njohur për çmimet e përballueshme, sot mbetet disi e shtrenjtë edhe për familjet mesatare, por për këtë do të flasim më tej.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-