Shpërndahen lajme të pavërteta për një parti të re të Elon Musk – ende vetëm një propozim pas përplasjes me Trump

Shpërndahen lajme të pavërteta për një parti të re të Elon Musk – ende vetëm një propozim pas përplasjes me Trump

Pas përplasjes publike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe biznesmenit Elon Musk, janë përhapur një sërë lajmesh dhe dezinformatash, duke përfshirë edhe pretendimin se Musk ka themeluar një parti të re politike. Ky lajm ka qarkulluar gjerësisht në mediat shqipfolëse, ku është raportuar se Musk ka krijuar një parti të re të quajtur “Amerika”.

Në fakt, ky informacion është i pavërtetë. Asnjë njoftim zyrtar nuk konfirmon themelimin e një partie të re nga Elon Musk. Gjithçka buron nga një sondazh që Musk publikoi në rrjetin e tij social X (ish-Twitter), i cili ka nxitur spekulime në media të ndryshme ndërkombëtare dhe lokale.

Largimi i Musk nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) dhe tensionet me ish-presidentin Trump kanë rritur vëmendjen mediatike, duke u kthyer në terren të favorshëm për keqinformim.

Deri më tani, çdo ide për krijimin e një partie nga Musk mbetet vetëm një propozim hipotetik, pa asnjë bazë ligjore apo organizative të konfirmuar. Blu TV u bën thirrje qytetarëve të verifikojnë burimet dhe të mos bien pre e dezinformatave që qarkullojnë në rrjete sociale dhe portale jozyrtare.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-