Shkencëtarët zbulojnë moshën e saktë kur zakonet e këqija nisin të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore – nuk mund t’i shmangni gjatë

Shkencëtarët zbulojnë moshën e saktë kur zakonet e këqija nisin të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore – nuk mund t’i shmangni gjatë

Zakonet e këqija si duhanpirja, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik fillojnë të ndikojnë rëndë në shëndet që në moshën 36-vjeçare, sipas një studimi të fundit.

Studiuesit që ndoqën shëndetin e qindra individëve të lindur në vitin 1959 deri në moshën 61 vjeç, zbuluan se ata që kishin pirë duhan, konsumuar alkool në mënyrë të rregullt dhe kishin një jetë sedentare, përfunduan më të sëmurë dhe më të prirë ndaj depresionit. Rënia e shëndetit filloi pikërisht në moshën 36 vjeç.

Sipas Dr. Tiia Kekäläinen nga Universiteti Laurea në Finlandë:
“Zbulimet tona tregojnë rëndësinë e ndalimit të zakoneve të dëmshme që në fillim për të parandaluar akumulimin e dëmit me kalimin e viteve. Zakonet e këqija në rini përkthehen në shëndet të dobët fizik dhe mendor në pleqëri.”

Hulumtimi zbuloi se mungesa e aktivitetit fizik ishte veçanërisht e lidhur me shëndetin fizik të dobët, duhanpirja lidhej më shumë me shëndetin mendor të dobët, ndërsa alkooli ndikon negativisht në të dyja. Sa më gjatë të zgjasin këto zakone, aq më të mëdha janë pasojat.

Sëmundjet e zemrës dhe kanceri janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në mbarë botën, por stili i shëndetshëm i jetësës mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun për këto sëmundje dhe të zgjasë jetëgjatësinë.

Studimi, i publikuar në revistën Annals of Medicine, vë në dukje se edhe nëse zakonet e shëndetshme adoptohen në moshë të mesme, ato kanë përfitime të konsiderueshme për shëndetin në moshën e tretë. Megjithatë, studiuesit pranojnë se efektet mund të ndryshojnë tek brezat më të rinj për shkak të ndryshimeve në stilin e jetës dhe përdorimit të teknologjive të reja si cigarja elektronike.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-