Një mbrëmje festive në një restorant në Shkabaj, përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë, ka përfunduar me incident fizik, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe shtetasi A. K., 47 vjeç, u sulmuan nga tre persona.
Sipas burimeve policore, të dy viktimat kanë raportuar se janë sulmuar nga F. K., 62 vjeç, B. K., 36 vjeç dhe B. K., 29 vjeç. Njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor.
Të dyshuarit dhe viktimat janë shoqëruar në stacionin e policisë për marrje në pyetje. Burime hetimore bëjnë të ditur se konflikti ka nisur pas vonesës së Shpat Kasapit në aheng dhe dyshimeve se ai ndodhej në gjendje të dehur.
Me urdhër të prokurorit, F. K. është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente