"SHIK-u e mbuloi në gjak" – Tritan Kalo rrëfen ngjarjen e ’97-ës: Ramën e masakruan me leva, unë e mjekova se e kisha komshi! Ai më strehoi gruan dhe vajzat në Paris

"SHIK-u e mbuloi në gjak" – Tritan Kalo rrëfen ngjarjen e ’97-ës: Ramën e masakruan me leva, unë e mjekova se e kisha komshi! Ai më strehoi gruan dhe vajzat në Paris

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka treguar për herë të parë për marrëdhënien e tij të hershme me kryeministrin Edi Rama, duke u ndalur në ngjarjet e dhunshme të vitit 1997 dhe ndihmën që i ka ofruar Ramës në një moment kritik për jetën e tij.
“Edi Rama ka lindur më 4 korrik 1964, në Pallatin 18, Shkalla 1, në Rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, ku edhe unë banoja që prej dhjetorit të vitit 1962… Jemi fqinj të vjetër dhe disa rrethana objektive e forcuan miqësinë tonë, sikundër e kanë edhe dobësuar atë…”, shkruan Kalo.
Ai tregon se gjatë trazirave të marsit të vitit 1997, Edi Rama u dhunua barbarisht nga agjentë të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), dhe se si mjek, ai u kujdes personalisht për të pas ngjarjes.
“Si mantelbardhë deri më tash i panjolltë, e asistova mikun tim që të kapërcente ato javë të vështira pas ‘masakrimit miqësor shikror’, sepse humanizmi i mjekut nuk njeh barriera as shoqërore dhe as politike…”
Për herë të parë, Kalo rrëfen gjithashtu një gjest solidariteti nga Rama ndaj familjes së tij: gjatë atyre ditëve të turbullta, ndërsa Rama ndodhej në Paris, i ofroi gruas së Kalos dhe dy vajzave të tyre strehim për disa ditë në studion e tij private.
“Vetë nuk pranova të largohesha me stafin e Ambasadës, ku isha akredituar prej Ministrisë së Jashtme franceze si mjek personeli, me qëllim që të vazhdoja ofrimin e ndihmës sime ndaj të sëmurëve të Shërbimit Infektiv në QSUT…”
Në fund të rrëfimit, Tritan Kalo thekson se marrëdhënia e tij me Edi Ramën ka kaluar në kohë si ditë me diell, ashtu edhe stuhi e vranësira, por ai nuk ka përzier dhe nuk do të përziejë kurrë profesionin e tij me përkatësitë politike të askujt, përfshirë edhe ish-komshiun e tij, sot kryeministër.
“Unë, si Dr. Tritan Kalo, as dje, as sot dhe as nesër, nuk mund të përziej në një enë të vetme profesionin tim humanitar me dritë-hijet e sjelljes dhe veprimeve politike të komshiut tim, sot kryeministri i vendit…”

Lajmi nga: Adriatik Golemaj
Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.

Komente

-