Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Durrës, ku një lojë domino është transformuar në një sherr të përgjakshëm, duke lënë dy të moshuar të plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të sheshit "Pranvera", në lulishtjen përballë Postës Shqiptare.
Sipas burimeve për A2 CNN, dy të moshuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmën e parë. Endë nuk është njoftuar për gjendjen e tyre shëndetësore, por autoritetet janë angazhuar për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të hetuar shkaqet që çuan në këtë incident të dhunshëm. Policia po kërkon për pista të mundshme që mund të kenë ndikuar në sherrin që përfundoi me plagosjen e dy personave.
Për më shumë informacion dhe zhvillime të tjera mbi këtë ngjarje, do të vazhdojmë të mbajmë të informuar publikun.
Komente