Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë për përfshirje në dy ngjarje të ndryshme dhune.
Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar shtetasi A. M., 30 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi E. H., gjithashtu 30 vjeç, për goditje të një 36-vjeçari me sende të forta në një lokal në fshatin Priskë. I dëmtuari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit tjetër.
Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe shtetasi A. D., 21 vjeç, i cili dyshohet se ka kanosur një 20-vjeçare përmes thirrjeve telefonike. Puna për kapjen e tij vijon, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Komente