Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Bashkimin Europian, e cila u finalizua pas një takimi të shkurtër me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump gjatë një deklarate për media, në resortin e tij të golfit në Turnberry, Skoci.
“Marrëveshja është e shkëlqyer për të dyja palët,” deklaroi Trump, duke theksuar se ky marrëveshje do të forcojë marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe BE-së. Ai e përshkroi marrëveshjen si një “partneritet” të ri dhe të dobishëm për të dyja palët.
Nga ana e saj, Ursula von der Leyen vlerësoi marrëveshjen si një “marrëveshje të madhe”, duke theksuar se ishte arritur pas një sërë negociatash të vështira. Ajo e cilësoi këtë hap si një zhvillim strategjik të rëndësishëm për të dyja palët, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e marrëveshjes.
Marrëveshja vjen në një periudhë delikate për ekonominë globale dhe marrëdhëniet transatlantike, duke krijuar mundësinë për një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik midis dy prej blloqeve më të fuqishme të botës.
Ndërkohë, detajet e plota të marrëveshjes ende nuk janë bërë publike. Burime të afërta me negociatat kanë konfirmuar se ajo përfshin lehtësime tarifore dhe bashkëpunim në disa fusha strategjike. Sipas planit, palët pritet të mbajnë konferenca të tjera për të zbuluar specifikat dhe hapat që do të pasojnë.
Komente