Në prag të sezonit të ngarkuar veror, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të reja nga Bajpasi i Vlorës – një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të jugut të vendit, që prej hapjes së tij ka ndikuar ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve dhe zhvillimin e turizmit.
I ndërtuar me standarde të larta sigurie dhe cilësie, ky segment rrugor me gjatësi 29 kilometra vlerësohet si një ndër rrugët me ndikimin më të madh turistik në zonë. Bajpasi nis nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë dhe përshkon periferinë e qytetit duke anashkaluar Kaninën, në një lartësi rreth 300 metra nën kështjellë, nga ku ofron pamje mbresëlënëse të gjirit të Vlorës.
Rruga është e pajisur me vendpushime çdo 1.5 kilometër, për të garantuar komoditet dhe siguri për udhëtarët.
Në kombinim me projektet e tjera të përfunduara në infrastrukturë, Bajpasi i Vlorës është tashmë pjesë e një rrjeti modern që ka kthyer këtë zonë në një superdestinacion turistik me standarde evropiane
Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.
Komente