Sezoni i tretë i "Squid Game" vazhdon të dominojë Netflix për javën e tretë rradhazi

Sezoni i tretë i "Squid Game" vazhdon të dominojë Netflix për javën e tretë rradhazi

“Squid Game” Sezoni 3 ka dominuar edhe këtë javë, duke qëndruar në krye të listës globale të Netflix për javën e tretë radhazi. Gjatë periudhës 7-13 korrik, sezoni i fundit i këtij seriali koreano-jugor ka arritur 15.9 milion shikime, edhe pse ka pësuar një rënie krahasuar me 46.3 milion shikimet e javës së kaluar.

Ky sukses i vazhdueshëm tregon që premiera e sezonit më 27 qershor ka rinovuar interesin për të gjithë universin e "Squid Game", duke detyruar shikuesit globalë të rikthehen dhe të shikojnë përsëri episodet e mëparshme. Sezoni i parë është pozicionuar në vendin e 5-të, ndërsa sezoni i dytë ka mbajtur vendin e 7-të në listë.

Përkundër suksesit, sezoni i dytë i cili u publikua më 26 dhjetor me një “ndërprerje dramatike” të papritur, nuk u nominua për Çmimet Emmy 2025 të cilat ë u shpallën të martën.

Për kujtesë, sezoni i parë shënoi histori në vitin 2022 duke fituar 6 çmime nga 14 nominime përfshirë Aktori më i Mirë në një Serial Dramë për Lee Jung-jae dhe Regjia më e Mirë për një Serial Dramë për Hwang Dong-hyuk.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-