Serialet Turke Apo Dramat Koreane - Çfarë Preferojnë Më Shumë Shqiptarët?

Serialet Turke Apo Dramat Koreane - Çfarë Preferojnë Më Shumë Shqiptarët?

Shijet televizive të shqiptarëve kanë ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Nga dominimi i padiskutueshëm i telenovelave turke në ekranet shqiptare e deri tek depërtimi gjithnjë e më i madh i dramave koreane, publiku duket se po ndan preferencat mes dy botëve krejt të ndryshme të rrëfimit vizual.

Por kush po dominon më së shumti pëlqimin e publikut? Në këtë artikull do të ndiqni një analizë të detajuar të preferencave të shqiptarëve lidhur me këto dy botë sa të ndryshme aq edhe të ngjashme.

Mbretërimi i Serive Turke në Ekranet Shqiptare
Është një pjesë e përditshmërisë tonë që të hapim televizorin dhe ne cdo kanal të ndeshemi me një serial turk. Serialet turke kanë hyrë fuqishëm në Shqipëri që në fillim të viteve 2010 duke u bërë pjesë e përditshmërisë së shumë familjeve. E vecanta e tyre lidhet mefaktin që shumë tema të trajtuara aty janë të njëjta edhe me jetën tonë në Shqipëri.

Afërsia gjuhësore dhe kulturore, temat universale të dashurisë, tradhtisë, sakrificës dhe familjes i kanë bërë ato të ndihen si histori që mund të ndodhnin edhe në lagjen tonë. Shumë shqiptarë gjejnë veten te personazhet që përballen me dilema morale, me tradita të forta dhe me dashuri të pamundura. Pamjet e Bosforit, muzika melankolike dhe aktorët karizmatikë e kanë kthyer çdo episod në një përvojë emocionale, shpesh të ndjekur në mënyrë të rregullt me familjen.

Peizazhet e mrekullueshme të Stambollit, gjuha e afërt, muzika melankolike dhe aktorët karizmatikë si Kıvanç Tatlıtuğ , Burak Özçivit apo Halit Ergenç apo kanë bërë që produksione si Ezel, Sulejmani i Madhërishëm apo Osman të kthehen në fenomene kulturore dhe të fitojnë zemrat e shumë shqiptarëve.

Dramat Koreane - Një Trend në Rritje
Në ndryshim nga serialet turke, dramat Koreane apo sic njihen botërisht ''K-Dramat'' po popullarizohen edhe në Shqipëri kryesisht për shkak të ndikimit të ''Valës Koreane'' ose ''Hallyu'' e cila ka të bëjë me përhapjen globale të kulturës popullore koreane kryesisht nga dramat, muzika K-Pop, filmat, moda aziatike, kozmetikat, kuzhina dhe mënyrën e jetesës që lidhet me kulturën koreane.

Aktualisht nuk është e zakonshme ose shumë e rrallë të ndeshim seri koreane në ekranet tona por sigurisht që mund të dëgjojmë muzikë nga grupe si BlackPink, Seventeen apo Stray Kids.
Dramat Koreane në Shqipëri ndiqen më së shumti në platforma online dhe kanë ardhur si një frymëmarrje e re, veçanërisht për brezat e rinj. Ato ofrojnë një stil tjetër tregimi – më të shpejtë, më vizual, më të kondensuar. Temat shpesh përfshijnë elementë të pazakontë për publikun shqiptar: romanca të ëmbla por jo melodramatike, sfida profesionale në botën moderne, dhe ndonjëherë përzierje të realitetit me fantazinë. Për shumë të rinj, K-dramat janë gjithashtu një derë e hapur drejt një kulture të largët dhe intriguese që i tërheq me modën, muzikën dhe gjuhën e saj.

Tituj të famshëm si ''Crash Landing on You'', ''Goblin'' dhe ''Descendants of the Sun'' kanë fituar një audiencë besnike në Shqipëri, e cila shpesh i ndjek në versionin origjinal me titra, duke e kthyer shikimin në një përvojë jo vetëm argëtuese por edhe edukative. Për shumë të rinj, dramat koreane janë një dritare drejt një kulture të re dhe një mundësi për të mësuar gjuhë të huaja por që edhe që i tërheq ata me modën, muzikën dhe gjuhën e saj.

Preferencat sipas brezave - Kush dominon?
Vëzhgimet tregojnë se serialet turke mbeten zgjedhja kryesore për publikun mbi 30 vjeç, të cilët janë mësuar t’i ndjekin në televizionin kombëtar, shpesh në orare fikse mbrëmjeje.

Ndërkohë, dramat koreane po fitojnë gjithnjë e më shumë terren tek brezi i ri, që preferon platformat online dhe streaming, ku mund të zgjedhë vetë kohën dhe vendin për të ndjekur episodet.

Ky ndryshim në mënyrën e konsumimit është një tregues i qartë se teknologjia po ndikon fort në shijet televizive.

E ardhmja e tregut televiziv në Shqipëri
Nëse telenovelat turke mbështeten tek afërsia kulturore dhe emocionet tradicionale, dramat koreane po sjellin freski, diversitet dhe një estetikë moderne.

Gjasa është që në vitet e ardhshme, ekrani shqiptar të jetë një hapësirë ku do bashkëjetojnë të dyja formatet: melodrama e gjatë dhe intensive e serialeve turke dhe finesa vizuale e rrëfimit të shkurtër të prodhimeve koreane.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-