Prishtinë – Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte e paraparë për të zhvilluar një përpjekje të 51-të për konstituimin e Kuvendit, është ndërprerë para se të nisnin votimet.
Kryesuesi i Seancës, Avni Dehari, mori vendimin për ndërprerjen e seancës, duke argumentuar se nuk ishin krijuar kushtet për zhvillimin e saj.
Përplasja ndodhi kur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, largoi mikrofonin e Deharit, pasi ai nuk e lejoi të fliste për çështje jashtë rendit të ditës.
Dehari shpalli se mbledhja e radhës është caktuar për datën 25 korrik 2025, ndërkohë që afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit skadon pas një dite.
Endri Goxhaj është një gazetar dhe aktivist per te drejtat e kafsheve , i diplomuar në Hoteleri-Turizëm, me një karrierë në media që nga viti 2016.
Puna e tij është fokusuar në denoncimin e abuzimeve ndaj kafshëve dhe shkeljeve sociale që prekin gjithashtu dhe njerëzit më të pambrojtur.
Përmes raportimeve dhe dokumentimeve në terren, është bërë një zë i rëndësishëm për ata që nuk kanë mundësi të flasin vetë duke sjellë në vëmendje histori që kërkojnë drejtësi, ndërgjegjësim dhe veprim. Për të, gazetaria nuk është profesion, por mision të tregosh të vërtetën, edhe kur të gjithë të tjerët zgjedhin të heshtin.
Komente