SARANDË – Vijon Operacioni “Plazhi i Lirë”: Lirohet një tjetër hapësirë publike, procedohet një subjekt privat

SARANDË – Vijon Operacioni “Plazhi i Lirë”: Lirohet një tjetër hapësirë publike, procedohet një subjekt privat

Operacioni policor i koduar “Plazhi i Lirë” vijon me intensitet përgjatë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës, duke synuar lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të zhvilluara nga subjektet private në plazhe.

Gjatë kontrolleve të fundit të ushtruara nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, u zbulua një rast tjetër i zaptimit të paligjshëm të një hapësire publike në një stacion plazhi në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, administratorja e subjektit, shtetasja A. M., 63 vjeçe, kishte vendosur 22 çadra dhe 44 shezlongë në një sipërfaqe publike, pa leje nga autoritetet përkatëse.

Për këtë shkelje, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ndërsa ndaj shtetases është nisur procedim penal për veprën “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

Policia e Sarandës njofton se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit turistik, me fokus në mbrojtjen e hapësirave publike, sigurinë e pushuesve dhe garantimin e rendit ligjor në vijën bregdetare.

Për më shumë informacione dhe ndjekje të vazhdueshme të këtij operacioni, qëndroni me BluTV.al.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-