Sarandë – Tentoi të korruptonte policët për të shmangur gjobën, procedohet penalisht 38-vjeçari nga Tirana

Sarandë – Tentoi të korruptonte policët për të shmangur gjobën, procedohet penalisht 38-vjeçari nga Tirana

Një qytetar nga Tirana është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, pasi u kap në shkelje të rregullave të qarkullimit në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Lefter Talo”, ku shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit, konstatuan një automjet tip BMW të ndaluar në mënyrë të parregullt, duke penguar qarkullimin e mjeteve të tjera.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar t’u japë 50 euro punonjësve të policisë, për të shmangur ndëshkimin ligjor për shkeljen.

Pas këtij veprimi, ai u shoqërua menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku është regjistruar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Sarandës thekson se toleranca ndaj veprimeve të tilla është zero, dhe çdo përpjekje për të korruptuar punonjësit e rendit do të përballet me përgjegjësi ligjore të menjëhershme.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-