Sarandë - Të shtëna me armë zjarri në lagjen nr. 4, dy të plagosur

Sarandë - Të shtëna me armë zjarri në lagjen nr. 4, dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, pranë stadiumit të qytetit, ku dy persona janë plagosur gjatë shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri. Shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, dhe më pas janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Forca të shumta të Policisë së Sarandës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor, i cili po udhëhiqet nga Prokuroria e Sarandës, është angazhuar për identifikimin e autorit dhe për të dokumentuar të gjitha detajet e ngjarjes. Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim të personave të dyshuar dhe po punojnë intensivisht për të siguruar prova dhe për të zbardhur motivet e mundshme të këtij akti të dhunshëm.

Në këtë fazë, ende nuk ka informacion të mëtutjeshëm për gjendjen e të plagosurve, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim. Situata ka krijuar tension dhe shqetësim në qytet, pasi ky incident është një tjetër ngjarje e dhunshme që trondit Sarandën.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-