Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale që pasqyron një konflikt fizik mes disa shtetasve në shëtitoren e Sarandës, Policia e Sarandës ka dhënë sqarime për ngjarjen që ndodhi më datë 24 korrik 2025, rreth orës 01:30.
Pas menjëherë veprimeve procedurale, Policia ka identifikuar se dy grupe shtetasish italianë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke u goditur me grushte dhe sende të forta. Konflikti ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qytetit, duke shkaktuar shqetësim ndër qytetarët dhe vizitorët.
Nga hetimet ka rezultuar se janë të përfshirë shtetasit italianë:
G. T., 23 vjeç
M. A., 20 vjeç
S. D., 60 vjeç
A. L., 19 vjeç
S. B., 19 vjeç
Të gjithë banues në Napoli, Itali, dhe ata janë shpallur në kërkim nga Policia për akuzat e dhunës dhe goditjes me sende të forta ndaj shtetasve italianë të tjerë:
G. M., 19 vjeç
F. D., 22 vjeç
L. D., 20 vjeç
Të tre të rinjtë, banues në Avelino, Itali, janë goditur gjatë përplasjes. Po ashtu, Policia ka referuar në Prokurori edhe për shtetasin italian E. G., i cili rezultoi se ushtronte aktivitet të paligjshëm, duke shitur bileta për festa pa lejen përkatëse dhe duke punësuar shtetas të pasiguruar.
Policia e Sarandës ka vijuar veprimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Policia apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo aktivitet të paligjshëm dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për sigurimin e rendit dhe paqes në qytet.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente