Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka regjistruar procedimin penal nr. 696/2025 ndaj oficerit të policisë gjyqësore J.P., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Hetimet tregojnë se oficeri dyshohet se ka fshehur të dhëna me rëndësi për një çështje hetimore, të përftuara nga këqyrja e një aparati celular të sekuestruar në kuadër të procedimit penal nr. 592/2024. Ky procedim lidhet me veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” (neni 278/6 i Kodit Penal), për transportimin e 10 armëve tip “Glock” dhe 150 fishekëve drejt Sarandës më 13 shtator 2024.
Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” (neni 238 i Kodit Penal) ndaj të hetuarit, por Gjykata vendosi masën “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” (neni 242 i Kodit të Procedurës Penale).
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente