Sarandë – Pastruesja filipineze arrestohet për keqtrajtim të një të mituri

Sarandë – Pastruesja filipineze arrestohet për keqtrajtim të një të mituri

Një shtetase filipineze është vënë në pranga në Sarandë, pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar vendas, i cili e akuzon atë për keqtrajtim të djalit të tij të mitur.

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 46-vjeçaren Lorly Caporal, e cila punonte si pastruese në banesën e shtetasit A. D. Sipas denoncimit të bërë, gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e pastrimit, ka keqtrajtuar fëmijën e mitur të familjes.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen filipineze L. C., 46 vjeçe, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi A. D. Kjo shtetase, gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e tij, i ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur.”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-