Sarandë – Dy turiste franceze denoncojnë pronarin e hotelit: Na dëboi një natë para përfundimit të prenotimit

Sarandë – Dy turiste franceze denoncojnë pronarin e hotelit: Na dëboi një natë para përfundimit të prenotimit

Dy pushuese franceze janë paraqitur mesditën e sotme në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku kanë denoncuar pronarin e një hoteli, me pretendimin se janë dëbuar nga akomodimi i prenotuar, një natë para përfundimit të qëndrimit.

Sipas burimeve nga policia, shkak për këtë ndërprerje të qëndrimit është bërë sjellja e zhurmshme e turisteve, e cila ka shkaktuar shqetësim për klientët e tjerë të hotelit. Situata është përshkallëzuar më tej, pasi turistet kanë reaguar me të bërtitura dhe debate, pas ndërhyrjes së administratorit të hotelit për t’i qetësuar.

Turistet i janë drejtuar policisë me kërkesën për t’u kthyer pagesa e një nate fjetje, e cila nuk është konsumuar për shkak të dëbimit nga hoteli.

Ngjarja është regjistruar dhe pritet që institucionet përkatëse të shqyrtojnë pretendimet e palëve.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-