Sarandë – Arrestohet 29-vjeçari që shpërndante drogë në qytet, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Sarandë – Arrestohet 29-vjeçari që shpërndante drogë në qytet, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Policia e Sarandës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet. Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar për shitjen e drogës në doza të vogla në lagje të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të ndara me kokainë dhe kanabis, të gatshme për shitje. Lëndët narkotike janë sekuestruar si provë materiale, ndërsa i riu është vënë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për hetime të mëtejshme. Ndërkohë, policia bën me dije se kontrollet në terren do të vijojnë pa ndërprerje për të parandaluar dhe goditur aktivitetet kriminale në fushën e narkotikëve.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-