Saranda, jo vetëm destinacion pushimi por edhe siguri për shëndetin e qytetarëve dhe turistëve

Saranda, jo vetëm destinacion pushimi por edhe siguri për shëndetin e qytetarëve dhe turistëve

Spitali i Sarandës po garanton një sezon turistik të qetë dhe të sigurt, me staf të përkushtuar dhe gatishmëri 24 orë në ditë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi Sarandën jo vetëm si një destinacion pushimi, por edhe si një vend që ofron siguri për shëndetin e qytetarëve dhe vizitorëve.

Në këtë periudhë, urgjenca pediatrike ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve, ku pjesa më e madhe janë shtetas shqiptarë, por nuk mungojnë edhe turistët e huaj. Personeli mjekësor është në gatishmëri të plotë, ndërsa janë pezulluar lejet vjetore dhe janë shtuar medikamentet e pajisjet mjekësore për t’i bërë ballë fluksit.

Mjekët e urgjencës theksojnë se fluksi është i lartë jo vetëm gjatë fundjavës, por edhe në ditët e javës. Përveç reduktimit të lejeve të personelit, është shtuar edhe stafi i mesëm me kontrata provizore, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka ofruar mbështetje me çdo lloj medikamenti dhe ambulanca në terren për transportin e pacientëve.

Saranda, përveç bukurive natyrore dhe plazheve të saj, po garanton që pushimet të zhvillohen me siguri dhe kujdes maksimal për shëndetin e çdo vizitori.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-