Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i janë rikthyer rritjes në maj, pas një rënieje në dy muajt paraardhës. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, shuma e depozitave të përfshira në paranë e gjerë pësoi një rritje të lehtë prej 0.6% në krahasim me prillin dhe 0.2% në krahasim me marsin. Konkretisht, në fund të muajit të kaluar, totali i depozitave ishte 1.38 trilionë lekë.
Për sa i përket monedhës, depozitat në valutë kapin vlera më të larta se ato në lekë. Pra, shumica e parave tona në bankë rezultojnë të jenë në monedhë të huaj. Depozitat në lekë llogariten në 645 miliardë lekë, me një rritje prej 0.7% krahasuar me muajin shkurt.
Ndërkohë, depozitat në valutë arrijnë në 739 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 0.5% krahasuar me muajin pararendës. Kështu, rezulton se ndikimin më të madh në rritjen e totalit të depozitave të përfshira në paranë e gjerë e kanë dhënë depozitat në lekë.
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjitha parave që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë – pra, paratë në llogaritë rrjedhëse, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe forma të tjera depozitash.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat e transferueshme, që nënkuptojnë fondet në llogaritë bankare që mund të tërhiqen menjëherë, vijojnë të jenë në shuma më të larta, të ndjekura nga depozitat pa afat dhe depozitat e tjera.
Depozitat e transferueshme në lekë kanë arritur në 374 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë në 366 miliardë lekë. Nga ana tjetër, depozitat pa afat dhe depozitat e tjera në lekë kanë shënuar një rritje të lehtë prej 0.5% secila.
Ndërkohë, për sa i përket depozitave në valutë të përfshira në paranë e gjerë, shifrat tregojnë një rënie në depozitat me likuiditet të lartë (depozitat pa afat) dhe në llojet e tjera të depozitave.
Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.
Komente