Rritet numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë gjatë sezonit turistik

Rritet numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë gjatë sezonit turistik

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë ka pritur këtë sezon një numër të shtuar vizitorësh, duke konfirmuar rolin e tij si një nga destinacionet kulturore më të rëndësishme të jugut të vendit. Turistë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë godinën historike, ndërsa sipas drejtoreshës së institucionit, Kozeta Halili, interesi është rritur falë ndërthurjes së turizmit bregdetar me vizitat kulturore.

Ajo theksoi se ka një rritje me rreth 6 mijë vizitorë më shumë se një vit më parë, ku vihet re edhe prania e shtuar e shqiptarëve nga brenda dhe jashtë vendit. Aktivitetet e organizuara pranë muzeut kanë ndikuar gjithashtu në këtë trend pozitiv.

Ky ritëm rritjeje pritet të vazhdojë edhe gjatë muajit gusht, duke e kthyer muzeun në një pikë të pandashme të itinerarit turistik të Vlorës.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-