Rritet me 20% numri i pushuesve në Himarë – Sezoni turistik nis më herët dhe premton sukses

Rritet me 20% numri i pushuesve në Himarë – Sezoni turistik nis më herët dhe premton sukses

Himara po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të pushuesve gjatë këtij sezoni turistik, me një rritje prej rreth 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar prenotimeve dhe fluksit të vizitorëve, pritet që ky trend pozitiv të vijojë edhe në javët në vijim.

Nënkryetari i Bashkisë së Himarës, Pervin Gjikuria, konfirmon se ky është një sezon i suksesshëm që ka nisur më herët se zakonisht. “Turistët janë vendas, por edhe të huaj – thekson ai – këtë vit vërehet një rritje e interesit nga turistë gjermanë, si dhe nga vende të tjera si Italia, Franca dhe Norvegjia.”

Sipas Gjikurisë, edhe numri i njësive akomoduese është shtuar për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje, ndërsa paralajmëron se do të ketë investime të reja dhe zgjerim të kapaciteteve hoteliere në zonë.

Himara vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të preferuara në jug të Shqipërisë, si për turistët e huaj ashtu edhe për pushuesit vendas, duke premtuar një sezon edhe më të suksesshëm se ai i kaluar.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-