Në qendrat shëndetësore të Vlorës, vijon të jetë i lartë interesimi i qytetarëve për të kryer kontrollin bazë shëndetësor (check-up).
Sipas mjekes Merita Veliu, aktualisht ky shërbim ofrohet për grupmoshën 35-70 vjeç, bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Megjithatë, nuk mungojnë as qytetarët e moshave më të mëdha apo edhe të rinj që shfaqin interes për të kryer këtë kontroll. Ky fakt, sipas mjekes Veliu, tregon një ndërgjegjësim në rritje për rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj shëndetit.
Në një deklaratë për BLU TV, mjekja thekson:
"Duke parë kërkesat e shumta nga qytetarë mbi 70 vjeç, mendojmë se duhet të rishikohet fasha e moshës për përfitimin e shërbimit të check-up-it."
Aktualisht, kryerja e check-up-it ofrohet falas dhe përfshin analiza të ndryshme bazë që ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të problemeve shëndetësore.
Komente