Rritet hapësira publike për pushuesit – 50 çadra në plazhin pranë Akademisë së Marinës

Rritet hapësira publike për pushuesit – 50 çadra në plazhin pranë Akademisë së Marinës

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, rreth 50 çadra do të vendosen në plazhin pranë Akademisë së Marinës në Vlorë, një nga katër plazhet publike që do të menaxhohen këtë vit nga pushteti vendor.

Kjo hapësirë, e përcaktuar tashmë si plazh publik, është në fazat përfundimtare të sistemimit, megjithëse sipas qytetarëve që frekuentojnë zonën, nevojitet ende më shumë vëmendje për infrastrukturën shoqëruese. Në intervistat për Blu TV, pushuesit pranojnë se këtë vit është rritur hapësira publike në dispozicion të tyre, krahasuar me verën e kaluar, por kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për vendosjen e dusheve, banjove publike dhe postave të vrojtuesve të plazheve.

Pushuesit shprehen të kënaqur me hapësirën e lirë, por theksojnë nevojën për standarde më të larta higjieno-sanitare dhe siguri në plazhe.

Për sezonin veror 2025, Bashkia e Vlorës ka përcaktuar katër plazhe publike në dispozicion të qytetarëve dhe turistëve: në Zvernec, Plazhin e Ri, pranë Akademisë së Marinës dhe në Radhimë. Qëllimi është ofrimi i më shumë aksesit të lirë dhe kushteve dinjitoze për pushim për të gjithë vizitorët.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-