Virozat e stinës kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të rasteve në Qarkun e Fierit, ku mjekët e Spitalit Rajonal raportojnë se numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore ka kaluar 50 raste në ditë. Ata rekomandojnë konsum të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe daljet gjatë orëve të pikut për të parandaluar komplikacionet nga temperaturat e larta.
Temperaturat e nxehta të muajve qershor dhe korrik kanë rritur ndjeshëm numrin e vizitave ditore në urgjencën e Fierit, me mjekët që theksojnë se grupmoshat më të prekura janë ata nga 30 deri në 40 vjeç. Po ashtu, mjekët kanë evidentuar raste më të rënda, ku disa pacientë kanë kërkuar trajtim të specializuar për komplikacione të shkaktuara nga nxehtësia.
Komente