Rojet Bregdetare - Siguri dhe Përshtatje në Plazhet Publike të Sarandës

Rojet Bregdetare - Siguri dhe Përshtatje në Plazhet Publike të Sarandës

Në plazhet publike të Sarandës, rojet bregdetare janë një element i rëndësishëm sigurie për të gjithë frekuentuesit. Me funksionimin e kullave të vrojtimit përgjatë shetitores dhe deri te Porti turistik, rojet bregdetare sigurojnë mbikëqyrjen e hapësirës detare dhe ndërhyjnë në raste emergjence.

Në Plazhin “Rinia”, Sotir Dhimpali, një roje bregdetar i trajnuar dhe i licencuar, tregon se gjithmonë janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë në ujë. Ai kujton momentin kur ndihmoi një fëmijë që kishte humbur fuqitë gjatë notit. "Vrojtojmë me kujdes dhe përgjegjësi hapësirën ujore," thotë ai, duke shtuar se është shumë e rëndësishme të këshillohen të gjithë ata që notojnë të jenë të kujdesshëm kur ka dallgë të forta.

Në Plazhin e Ri, Artan Rrumbullaku është i angazhuar për të siguruar sigurinë e fëmijëve, pasi ky plazh është shumë i frekuentuar nga ata. Ai thekson se rojet bregdetare nuk e tolerojnë kalimin e tapatave dhe, në rastet kur mjetet lundruese afrohen, njoftojnë menjëherë policinë kufitare për të parandaluar rreziqe. "Përgjegjësia është shumë e madhe, dhe gjithmonë jemi në gatishmëri," thotë Artani.

Në turnin e Albenit, rojet bregdetare janë gjithashtu të gatshëm të ofrojnë ndihmë për situata të ndryshme. Një shembull i tillë ka qenë asistimi për një turist të huaj që kishte nevojë për heqjen e një gjëmbi iriqi nga këmba. “Për ne, çdo ndihmë është e rëndësishme, pa marrë parasysh sa e vogël mund të duket.” shpjegon Albeni.

Me dy turne në ditë, rojet bregdetare janë të trajnuar për të reaguar në çdo situatë urgjente, duke siguruar një plazh më të sigurt dhe të mbrojtur për pushuesit e Sarandës.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-