Flamurtari është rikthyer me sukses në elitën e futbollit shqiptar dhe për t'u përgatitur për sfidat në Superligë, stadiumi i klubit vlonjat po kalon një proces të rëndësishëm rikonstruksioni. Punimet janë në vazhdim për të përmbushur kërkesat e nivelit të lartë që kërkon kjo kategori.
Ndër ndërhyrjet kryesore, po ndërtohen dy lokale të reja në zonën pranë fushës, ku tifozët mund të shijojnë ushqim dhe pije gjatë ndeshjeve. Po ashtu, janë vendosur stolat e rinj për skuadrat direkt në fushë dhe janë bërë ndryshime të tjera të rëndësishme për t’i ofruar një përvojë më të mirë të pranishmëve.
Fusha e re është gjithashtu një përmirësim i dukshëm, ndërsa dhomat e zhveshjes janë zgjeruar, duke i ofruar më shumë hapësirë lojtarëve dhe stafit teknik.
Me përfundimin e punimeve që pritet të realizohet para fillimit të sezonit stadiumi i Flamurtarit do të jetë gati të mirëpresë ekipin dhe tifozët për ndeshjet e Superligës.
Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.
Komente