Rikonstruksion në Lungomare - Prishen Dy Fusha Sportive, Mbetjet Ende të Papastruara

Rikonstruksion në Lungomare - Prishen Dy Fusha Sportive, Mbetjet Ende të Papastruara

Dy fusha sportive në zonën e Lungomares, një fushë tenisi dhe një basketbolli, janë prishur si pjesë e procesit të rikonstruksionit të infrastrukturës sportive në këtë zonë të njohur turistike. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve për aktivitete sportive, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës në Lungomare.

Megjithatë, ndërhyrjet kanë lënë pas mbetje ndërtimi që vazhdojnë të mbeten të papastruara prej disa ditësh, duke krijuar kushte të papërshtatshme për pushuesit dhe banorët e zonës. Kjo ka shkaktuar shqetësim tek ata që vizitojnë dhe jetojnë në këtë zonë të frekuentuar.

Në të njëjtën kohë, dy fusha të tjera sportive që ndodhen në këtë zonë nuk janë përfshirë në këtë fazë të rikonstruksionit dhe ndodhen në kushte jo optimale për përdorim. Pavarësisht ndërhyrjes për përmirësimin e infrastrukturës, këto hapësira sportivë nuk ofrojnë kushte të mira për përdorim nga qytetarët.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur një afat të qartë për përfundimin e punimeve dhe rehabilitimin e plotë të këtyre hapësirave sportive, duke lënë në pritje disa përdorues të mundshëm të këtyre objekteve.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-