Rihapet Shkolla e Aviacionit në Vlorë, rikthehet tradita që formoi qindra pilotë

Rihapet Shkolla e Aviacionit në Vlorë, rikthehet tradita që formoi qindra pilotë

Shkolla e aviacionit do të rikthehet së shpejti në Vlorë, duke ringjallur një traditë të rëndësishme në formimin e pilotëve shqiptarë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka konfirmuar se institucioni do të hapet sërish në të njëjtin vend ku ka funksionuar dikur, duke vijuar trashëgiminë e dekadave të mëparshme.

Në fazën e parë pritet të certifikohen 30 pilotët e parë për helikopterë dhe 50 kontrollorë ajrorë. Projekti është parashikuar të financohet në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe do të zbatohet në bashkëpunim me një kompani izraelite, e cila do të asistojë në trajnimin profesional dhe standardet teknike të programit.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se së shpejti do të nisë ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme. Projekti përfshin ambientet e akomodimit për studentët, hapësirat e trajnimit dhe zonat ku do të vendosen helikopterët e dedikuar për stërvitje.

Rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë konsiderohet një rikthim i rëndësishëm historik. Për shumë vite, ky institucion ka përgatitur qindra pilotë dhe specialistë të forcave ajrore, duke e shndërruar qytetin në një qendër të rëndësishme ushtarake dhe profesionale.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-