Zjarri në malin e Shen Gjergjit, në fshatin Dukat, është riaktivizuar këtë mëngjes. Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile janë njoftuar dhe kanë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të lokalizuar flakët. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për banesat për momentin, por situata po monitorohet vazhdimisht dhe mund të kërkohet ndërhyrje nga ajri nëse zjarri përhapet.
Përpjekjet e zjarrfikësve janë të vështira për shkak të terrenit të vështirë dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve. Vetëm 10 ditë më parë, në këtë zonë, qindra hektarë me pemë dhe bimësi u shkatërruan nga një tjetër zjarr, ndërsa tani flakët janë riaktivizuar.
Në zonën e fshatit Borsh, situata gjithashtu mbetet problematike. Zjarrfikësit po punojnë për parandalimin e përhapjes së flakëve, ndërsa ka pasur rrezik edhe për banesat. Në terren janë gjithashtu banorë të zonës, që po ndihmojnë forcat e zjarrfikësve. Pritet që situata të vlerësohet më tej dhe mund të kërkohet ndërhyrje ajrore.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente