Restaurohet rrethimi i Parkut Kombëtar të Butrintit sipas projektit të viteve ’60

Restaurohet rrethimi i Parkut Kombëtar të Butrintit sipas projektit të viteve ’60

Ka përfunduar restaurimi i rrethimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, një element i projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60. Pas më shumë se dy dekadash pa ndërhyrje të rëndësishme, rrethimi është rikthyer në gjendjen e tij të plotë funksionale dhe estetike.

Punimet u realizuan duke përdorur materiale origjinale dhe duke respektuar konceptin arkitektonik fillestar. Parku Kombëtar i Butrintit thekson se ky projekt nuk është thjesht një ndërhyrje restauruese, por edhe një homazh për mjeshtërinë e arkitektit Strazimiri dhe një investim në mbrojtjen e trashëgimisë për brezat që vijnë.

Butrinti vijon të jetë ndër destinacionet më të vizituara të trashëgimisë kulturore në vend. Vetëm gjatë periudhës janar–korrik 2025, ai është vizituar nga 150,178 turistë vendas dhe të huaj, duke u renditur i pari ndër 5 institucionet kulturore më të frekuentuara në Shqipëri.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-