Reperja Shqiptare ndez skenën e festivalit prestigjoz Tomorrowland

Reperja Shqiptare ndez skenën e festivalit prestigjoz Tomorrowland

Reperja e njohur Tayna po dëshmon se suksesi i saj nuk njeh kufij duke bërë hap pas hapi një ndikim të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Artistja, e cila është kthyer në një nga emrat më të zëshëm të skenës shqiptare, tani po korr rezultate të shkëlqyera edhe jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kënga e saj "Si ai" ka arritur të përfshihet në setin e DJ-it të famshëm turk Mahmut Orhan gjatë performancës së tij në festivalin legjendar Tomorrowland i cili zhvillohet çdo vit në Belgjikë. Ky festival, i njohur si një nga më prestigjiozët për muzikën elektronike në botë mbledh mijëra vizitorë dhe transmetohet globalisht duke e bërë atë një platformë të madhe për artistët e gjithë botës.

Kjo nuk është hera e parë që Mahmut Orhan përfshin këngën e Taynës në setet e tij çka tregon impaktin e madh që ka krijuar ky hit edhe përtej kufijve shqiptarë. Atmosfera elektrizuese që krijohet sa herë që luhet "Si ai" ka bërë që flamuri kuq e zi të valëvitet krenarisht ndërsa ritmet e Taynës shpërndahen në ajrin festiv të Belgjikës.

Tayna po tregon se ajo është shumë më tepër se një emër i momentit – ajo është një forcë kreative që po e zgjeron muzikën shqiptare në nivel botëror. Me bashkëpunime ndërkombëtare, paraqitje në evente madhore dhe një ndikim të qëndrueshëm në industrinë muzikore Tayna po përfaqëson të gjitha trojet shqiptare me krenari, stil dhe energji unike.

“Si ai” ka kaluar tashmë statusin e një hit-i lokal duke u bërë një himn që po depërton në skenat më të mëdha muzikore të botës.

Lajmi nga: BLU TV Reports
Media e dytë

Komente

-