Regata Brindisi-Vlorë 2025 – Jahti Verve fiton garën, mbërritja madhështore në Gjirin e Vlorës

Regata Brindisi-Vlorë 2025 – Jahti Verve fiton garën, mbërritja madhështore në Gjirin e Vlorës

Vlorë, 5 korrik 2025 – Jahti Verve është shpallur fitues i Regatës Brindisi-Vlorë 2025, duke mbërritur i pari në Gjirin e Vlorës pas një gare të fortë në det të hapur. Mbërritja e tij u regjistrua rreth orës 16:35 të pasdites së djeshme, të premten më 4 korrik.

Gazetarët e Blu Television ndoqën nga afër momentin emocionues të mbërritjes në det, të shoqëruar nga përfaqësues të Hotel Bologna dhe Eno Caça nga Marina Orikum, të cilët ndihmuan në organizimin dhe transportin.

Në vend të dytë u rendit White Whale Multi 2000, i cili hyri në Gjirin e Vlorës pas orës 18:00. Nga ora 18:00 deri në mbrëmje, valë pas vale, filluan të mbërrijnë edhe jahtet e tjera pjesëmarrëse. Nga 5 deri në 8 jahte u panë teksa përshkonin me elegancë zonën e Lungomares dhe bënin një kthesë rreth boveve detare, ndërsa zyrtarët e garës i shënonin një nga një në hyrje të gjirit.

Gazetarët tanë ishin të pranishëm mbrëmë në Marina Orikum, ku intervistuan pjesëmarrës të garës sapo këta ankoroheshin. Sipas informacioneve të siguruara, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Gjirin e Vlorës kanë hyrë rreth 30 jahte.

Qëndroni me Blu TV për më shumë lajme, intervista dhe reportazhe ekskluzive nga ky event që bashkon Italinë me Shqipërinë nëpërmjet detit.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-