Receta e Ditës - Tempura me Karkalec Deti

Receta e Ditës - Tempura me Karkalec Deti

T Tempura është metodë e njohur gatimi japonez ku përbërësit (më së shumti perime dhe prodhime deti si karkalecë, peshk, etj.) mbështillen në një masë brumi të lehtë dhe skuqen në vaj të nxehtë deri sa të bëhen krokante dhe të arta. Tempura e ka origjinë në Japoninë e shekullit të 16 në një kohë kur ushqimet e skuqura filluan të bëheshin popullore për shkak të ndikimeve të misionarëve portugezë që sollën metodat e skuqjes së ushqimeve në vend.

Masa e Brumit të tempurës është çelësi i shijes së saj të veçantë. Ai është i lehtë dhe ajror, i përgatitur duke përdorur miell, niseshte misri, vezë, dhe ujë të ftohtë ose ujë të gazuar për të minimizuar zhvillimin e glutenit pasi kjo gjë siguron që fryrja dhe tekstura e brumit të jenë shumë të lehta dhe krokante.

Sot për të gjithë lexuesit tanë kemi vendosur të sjellim versionin më të dashur atë me karkalec. Le të fillojmë nga puna:

Përbërësit:
10-12 karkalecë të freskët

1 filxhan miell të zakonshëm (

1/4 filxhan niseshte misri

1 vezë

1 filxhan ujë të ftohtë ose ujë të gazuar

Vaji për skuqje

Kripë dhe piper

Mënyra e përgatitjes:

1 - Përgatitja e karkalecëve:

- Hiqni kokën dhe lëvozhgën e karkalecëve, duke lënë bishtin. Pastroni brendësinë dhe shpëlani nën ujë të ftohtë.

- Përdorni një thikë të mprehtë për të prerë pak në pjesën e poshtme të karkalecëve dhe pastaj shtypni fort që të shtrihen dhe të mbeten të drejta.

- Thajini mirë me një letër kuzhine që të eliminohet çdo gjurmë e lagështisë së tepërt.

2 - Përgatitja e brumit:

- Në një enë të thellë, përzieni miellin, niseshtenë dhe kripën.

- Në një tjetër enë, rrihni vezën dhe përzieni me ujë të ftohtë.

- Bashkoni përbërësit e lagësht me ato të thatë dhe përzieni me kujdes deri sa të kombinohen, duke u munduar të shmangni përzierjen e tepruar.

3 - Skuqja e karkalecëve:
- Vendosni vaj për skuqje në një tigan dhe ngrohni në 190°C (375°F).

- Kur vaji të jetë i nxehtë, shtoni një shtresë të lehtë mielli mbi karkalecat më pas zhytini një nga një në brumin e ftohtë duke i mbuluar mirë.

- Me kujdes, lëshoni karkalecët në vajin e nxehtë. Skuqja duhet të ndodhë menjëherë duke krijuar një shtresë ajrore dhe krokante.

- Skuqini për 2-3 minuta ose derisa të arrijnë një ngjyrë të artë dhe krokante. Sigurohuni t’i lini të kullojnë në një shtrat letre kuzhine për të thithur yndyrën e tepërt.

4 - Shërbimi:
- Tempura është më e shijshme kur shërbehet e nxehtë. E shoqëroni me një salcë me spec pikant të ëmbël, ose me një salcë të përgatitur me majonezë, hudhra dhe majdanoz.

- Tradicionalisht tempura shoqërohet me salcë soje të përzier me qepë të njoma dhe fara susami të cilën ju gjithashtu mund ta përgatisni në shtëpi.

- Nëse dëshironi ta shërbeni tempurën edhe me perime ku mund të shtoni karrota, patate të ëmbla ose kunguj të tjerë të shkrirë me të njëjtin brum.

Shijojeni!

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-