Receta e Ditës - Pulë tajlandeze me borzilok

Receta e Ditës - Pulë tajlandeze me borzilok

Periudha e verës është koha perfekte për të shijuar dhe ekperimentuar shije të reja. Nëse nuk keni provuar gatime të kuzhinës aziatike cfare po prisni ende? Ne kemi një sugjerim për ju - Kuzhinën Tajlandeze. Ende po mendoni për të kryer ato pushimet e shumëdëshiruara ne Bangkok apo Phuket? Atëhere kjo recetë ka për t'iu sjellë një pjesë të Tajlandës në tryezen tuaj!

Pula me borzilok të freskët (Gai Pad Krapow) është një nga ushqimet më të njohura të kulinarisë tajlandeze e njohur për shijen e saj të fortë dhe aromatike. Ky është një "stir-fry" klasik me pulë, borzilok dhe një salcë të shijshme, zakonisht shërbyer mbi oriz të ngrohtë dhe shpesh e shoqëruar me një vezë të fërguar përsipër. Ja si mund ta përgatisni:

Përbërësit:

Për skuqjen:
- 500g (1 lb) pulë (mish i grirë ose i prerë imët)

- 1-2 lugë gjelle vaj perimesh

- 4 thelpinj hudhra të grira imët

- 1 qepë mesatare, e prerë hollë (opsionale)

- 1 spec i kuq, i prerë hollë (opsional)

- 1/2 filxhan gjethe borzilok i freskët

Për salcën:

- 2 lugë gjelle salcë soje

- 1 lugë gjelle salcë peshku (opsionale)

- 1 lugë çaji sheqer (preferohet sheqer palme)

- 1 lugë lëng pule ose kubik

Për shërbim:

- Oriz i gatuar (preferohet oriz jasemini) por edhe oriz normal

- Vezë e fërguar (opsionale por shumë e rekomanduar!)

Udhëzimet:
1 - Përgatitja e Salcës:

Në një tas të vogël, përzieni salcën e sojës , salcën e peshkut, sheqerin dhe lëngun e pulës. Pëziejni mirë derisa sheqeri të shkrihet. Vendoseni mënjanë.

2 - Gatimi i Pulës
Ngrohni vajin në një tigan mbi nxehtësi mesatare të lartë.

Shtoni hudhrën dhe piperin e kuq dhe i skuqni për rreth 30 sekonda derisa të shpërbëhen erëzat por kini kujdes që mos e digjni hudhrën.

Shtoni pulën e grirë dhe gatuajeni duke e trazuar herë pas here deri sa të gatuhet plotësisht dhe të marrë një ngjyrë të artë (afërsisht 5-7 minuta).

Nëse po përdorni perime si qepë ose spec shtojini tani dhe gatuajini për 2-3 minuta derisa të zbuten.

3 - Shtoni Salcën:
Shtoni përzierjen e salcës mbi pulën dhe përzieni mirë. Lëreni të zieje për 1-2 minuta në mënyrë që pula të thithë shijet e salcës.

4 - Shtoni Borzilokun:
Kur salca të jetë përthithur mirë shtoni gjethet e freskëta të borzilokut. Përzieni dhe lëreni të gatuhet për një minutë vetëm sa të zbuten gjethet.

Shërbimi:
Shërbejeni pulën me borzilok mbi oriz të gatuar. Nëse dëshironi, mund të skuqni një apo dy vezë dhe ja tek keni një vakt të kopsitur e të plotë.

Këshilla:
Nëse e doni më pikante ju mund të shtoni më shumë piper të kuq.
Alternativa të Mishit: Mund të zëvendësoni pulën me mish derri, viçi ose tofu për një opsion vegjetarian.

Kjo pjatë garanton të kënaqë shijet tuaja gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës. Shoqërojeni këtë pjatë me një çaj të akullt për një vakt perfekt!

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-