Receta e Ditës - Parfe Sortof , një delikatesë nga ishujt Fixhi

Receta e Ditës - Parfe Sortof , një delikatesë nga ishujt Fixhi

Ditën e sotme për të gjithe lexuesit e BluTv kemi vendosur të sjellim nje ëmbëlsirë ekzotike nga Lindja e Largët - parfe Sortof. Kjo delikatesë është një pjatë tradicionale shumë e dashur për banorët e ishujve Fixhi pasi kombinon shijen e pasur të kosit të freskët me ëmbëlsinë e frutave të shijshme të kultivuara në tokat e ishullit. Edhe pse ne nuk mund të udhetojmë në Fixhi për të marrë disa të vjela të shijshme, mjafton ta gatuajme këtë recetë në shtëpitë tona me prodhimet e freskëta shqiptare. Kjo recete garanton të kënaqë pa masë shijet tuaja dhe t'iu zbukurojë tavolinën mëngjeseve apo gjatë takimeve tuaja me miqtë.

Përbërësit (për 2–4 porcione)
1 dardhë e madhe jeshile

1 kivi i madh jeshil

1 filxhan me mjedra të freskëta

1 filxhan me boronica të ngrira

2 mollë të mesme lloj "Fiji"

½ filxhan me granola

1 pjeshkë e madhe e pjekur

200 g kos vanilje ose kos natyral

Përgatitja:
Qëroni dhe pritni frutat në kube ose feta sipas dëshirës.

Në një gotë të thellë ose tas, shtresoni me radhë: pak kos, pak fruta të përziera, pak granola.

Përsëriteni shtresimin derisa të përfundoni përbërësit.

Përfundoni me një shtresë kosi dhe disa fruta për dekor.

Shërbejeni menjëherë ose ruajeni në frigorifer për disa minuta për një shije më të freskët.

Këshillë: Mund të përdorni edhe fruta të tjera të stinës si banane, luleshtrydhe ose rrush. Parfeja është një mënyrë ideale për të konsumuar fruta në një formë të shëndetshme dhe të shijshme!

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-