Receta e Ditës – Orzo me Kungull

Receta e Ditës – Orzo me Kungull

Në këto ditë të nxehta qershori kur nuk ke shumë dëshirë të rrish gjatë në kuzhinë, por sërish kërkon një pjatë plot shije, orzo me kungull është zgjidhja perfekte! E thjeshtë për t’u përgatitur, plot ngjyra dhe me një shije që të sjell verën në pjatë, kjo recetë është ideale për një drekë të shpejtë, një darkë të lehtë apo edhe për t’u marrë me vete në piknik. Një kombinim i butësisë së makaronave orzo dhe freskisë së kungujve që do t'iu bëjë të rikthehenu tek kjo recetë sa herë të dëshironi diçka të shijshme pa shumë mundim!

Përbërësit (për 2-3 persona):
200 g orzo (makarona në formë orizi)

2 kunguj të mesëm , të prera në kubikë të vegjël

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 thelb hudhër, i grirë hollë

Kripë dhe piper sipas shijes

Disa fletë borziloku të freskët (opsionale)

Djathë i grirë (parmixhano ose kaçkavall i butë), për servirje

Udhëzime për përgatitje:
Gatuani orzon në ujë me kripë, sipas udhëzimeve në paketim, derisa të jetë al dente. Kullojeni dhe ruani pak nga uji i zierjes.

Në një tigan të madh, ngrohni vajin e ullirit dhe shtoni hudhrën. Sapo ajo të marrë aromë, shtoni kungujt e prerë në kubikë të vegjël. Gatuajini për 7-8 minuta, derisa të zbuten por të mos marrin ngjyrë të errët. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes.

Shtoni orzon e zier te kungujt në tigan. Përziejini mirë dhe nëse masa duket e thatë, shtoni pak nga uji i zierjes që ruajtët më parë.

Në fund, shtoni borzilok të freskët për aromë dhe shërbejeni të ngrohtë ose të ftohtë, të spërkatur me djathë të grirë sipas dëshirës.

Këshillë:
Kjo recetë mund të pasurohet me domate qershi të pjekura, pak limon për freski, ose edhe me pak kos për një version më të butë. Është gjithashtu një pjatë ideale për piknik apo si shoqëruese në një tavolinë me gatime të lehta verore.

Lajmi nga: Pamela Shabani
Pamela Shabani

Pamela Shabani

Pamela Shabani është pjesë e redaksisë së Blu TV si gazetare e terrenit, duke sjellë në ekran realitetin përmes një vështrimi të ndjeshëm dhe analitik. E diplomuar në Psikologji, ajo kombinon aftësinë për të kuptuar dinamikat sociale me përkushtimin për të raportuar me objektivitet dhe përgjegjësi. Me interes të veçantë për çështjet sociale dhe historitë njerëzore, Pamela synon të japë zë atyre që shpesh mbeten në heshtje.

Komente

-