Receta e Ditës - Mac N' Cheese me Prodhime Deti

Receta e Ditës - Mac N' Cheese me Prodhime Deti

Makaronat janë ndër ushqimet tona më të preferuara dhe një nga recetat më të spikatura në botë janë Mac N' Cheese. Kjo recetë klasike amerikane ka gjetur vend në zemrat e ushqimdashësve kudo në botë sepse kush nuk e adhuron kombinimin e mahnitshëm të makaronave me gjalpë dhe djathit të shijshëm të shkrire? Kjo recetë është popullore sepse është shumë e thjeshtë për t'u pergatitur nga të gjitha moshat dhe për më tepër është edhe ekonomike sepse ingredientët gjenden fare lehtë nëpër dyqane dhe me cmim të arsyeshëm.

Sot për të gjthë lexuesit e BluTV kemi vendosur ta sjellim këtë recete por me një ingredient extra - prodhimet e detit. Ky variant i pasur me shije të detit sjell një kombinim të përsosur mes kremozitetit të djathit dhe freskisë së prodhimeve të detit si karkaleca ose peshk duke e bërë këtë pjatë një eksperiencë kulinarie që nuk mund të humbisni.

Përbërësit:

250g makaronat (preferohet makarona të vogla si "elbow" ose "penne")

200g karkaleca të pastruar dhe të prera në copa të vogla

2 lugë gjelle gjalpë

2 lugë gjelle miell

500ml qumësht

200g djathë kackavall(i grirë)

100g djathë Parmixhano (i grirë)

1/2 lugë çaji kripë

Pipers i freskët, sipas shijes

2 thelpinj hudhër, të grirë

1 lugë gjelle lëng limoni

1/4 gotë vere të bardhë (opsionale, por i shton shije të veçantë)

Përgatitja:
Gatuaj makaronat: Filloni duke zierë makaronat në ujë të kripur, sipas udhëzimeve në paketim deri sa të jenë al dente. Pasi të jenë gati, kullojini dhe lërini mënjanë.

Përgatitja e prodhimeve deti: Në një tigan të thellë, ngrohni një lugë gjalpë dhe shtoni karkalecat. Gatuajini për rreth 3-4 minuta deri sa të bëhen të buta dhe të gatuara. Hiqini nga tigani dhe vendosini mënjanë.

Salca e djathit: Në të njëjtin tigan, shtoni një lugë gjalpë në nxehtësi mesatare. Shtoni hudhrën e grirë dhe gatuajeni për 1 minutë. Më pas shtoni miellin dhe përzieni vazhdimisht për të formuar një pastë të dendur. Kjo do të jetë baza për salcen tuaj.

Shtoni qumështin dhe djathin: Gradualisht shtoni qumështin, duke përzierë vazhdimisht që të shmangni grumbullat. Pasi përzierja të jetë e lëngshme dhe e butë shtoni djathin kackavall dhe Parmixhano dhe vazhdoni të përzieni derisa djathi të shkrihet plotësisht.

Miksoni makaronat dhe prodhimet e detit: Shtoni makaronat e gatuara në salcen e djathit dhe përzieni mirë. Më pas, shtoni karkalecat e gatuar. Shtoni kripën dhe piperin sipas shijes dhe lëngun e limonit për një shije të freskët dhe të balancuar.

Shërbejeni menjëherë, mundësisht me disa copëza djathi Parmesan mbi sipërfaqe dhe pak piper të zi.

Këshilla për Shërbim:
Për një prekje ekstra, mund të shtoni pak majdanoz të grirë ose petale të freskëta të borziloku për t’i dhënë një ngjyrë dhe aromë të bukur. Po ashtu, mund ta shërbeni me një sallatë të freskët për të balancuar shijen e pasur. Ju mund të shtroni makaronat në një tavë dhe të shtoni bukë të grirë përsipër dhe ta piqni për pak minuta në furrë për një shtresë krokante super të shijshme. Provojeni dhe na tregoni për eksperiencën tuaj në komentet më poshtë. Ju bëftë mirë!

Lajmi nga: Pamela Shabani
Pamela Shabani

Pamela Shabani

Pamela Shabani është pjesë e redaksisë së Blu TV si gazetare e terrenit, duke sjellë në ekran realitetin përmes një vështrimi të ndjeshëm dhe analitik. E diplomuar në Psikologji, ajo kombinon aftësinë për të kuptuar dinamikat sociale me përkushtimin për të raportuar me objektivitet dhe përgjegjësi. Me interes të veçantë për çështjet sociale dhe historitë njerëzore, Pamela synon të japë zë atyre që shpesh mbeten në heshtje.

Komente

-