Nëse jeni në kërkim të një vakti të shijshëm, të shpejtë dhe të shëndetshëm, gjoksi i pulës me pesto spinaqi është zgjedhja perfekte për ju. Kgo pjatë është ideale për një drekë të shpejtë, një darkë të lehtë ose si një vakt energjik pas stërvitjes. Me kombinimin e proteinave të pasura nga gjoksi i pulës, vitaminave dhe mineraleve nga spinaqi dhe pestoja kjo recetë është një mundësi fantastike për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm dhe në formë.
Përbërësit:
2 gjoks pule (të freskëta dhe pa kocka)
200 gr spinaq i freskët
2 lugë vaj ulliri
1 thelpi hudhër
Kripë dhe piper i zi sipas shijes
Lëng limoni (opsional, për freski shtesë)
1/2 filxhan arra për të shtuar disa tekstura dhe shije
Pak djath kackavall ose parmixhano
Përgatitja:
1 - Përgatitja e Gjoksit të Pulës:
- Pastroni gjoksin e pulës nga yndyrnat e tepërta dhe ngrohni një tigan të madh me pak vaj ulliri. Shtoni gjoksin e pulës dhe piqeni për 6-8 minuta nga secila anë derisa të jetë i gatuar plotësisht dhe të ketë marrë një ngjyrë të artë. Pasi ta keni gatuar lëreni të pushojë për disa minuta dhe më pas priteni në copa të holla.
- Për ta bërë më të shijshëm, mund të shtoni pak kripë dhe piper gjatë gatimit.
2 - Përgatitja e Pestos me Spinaq
- Në një tigan të thellë ngrohni vajin e ullirit dhe shtoni spinaqin.
- Skuqeni per 1-2 minuta dhe pastaj transferojeni në mikser. Shtoni hudhrën, kripën dhe piperin si dhe djathin kackavall apo parmixhano dhe bluajeni përzierjen derisa të bëhet një masë kremoze.
3 - Shërbimi:
Shtoni pestom e spinaqit në gjoksin e pulës të pritur në copa dhe përzijeni mirë. Pjatën mund ta shërbeni të ngrohtë, mund ta dekoroni me disa arra të grira për shtesë shije dhe teksture dhe nëse dëshironi, mund të shtoni pak lëng limoni për freski.
Mund ta shërbeni me një sallatë të thjeshtë, perime të pjekura si domate, kunguj apo patëllxhane ose si një vakt të plotë me një garniturë si oriz ose patate të pjekura.
Ky është një vakt i shëndetshëm, i pasur me proteina dhe fibra dhe pa shumë kalori të panevojshme. Gjoksi i pulës është një burim i shkëlqyer i proteinave të pastra që ndihmon në forcimin e muskujve, ndërsa pestoja me spinaq është plot me antioksidantë dhe vitamina që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Shijoni këtë pjatë të shijshme e cila garanton t'iu dhurojë energji dhe vitalitet!
Komente